8 marsi; Navalny nga burgu: Vajza dhe gra dilni rrugëve të Rusisë dhe protestoni! Ne duhet të ndalim luftën
Në ditën ndërkombëtare të gruas, opozitari më kritik i Vladimir Putin i ka bërë thirrje nga burgu nga ku edhe ndodhet të gjitha vajzave dhe grave për të dalë në protestë në mbështetje të Ukrainës.
“Gratë duhet të dalin në rrugë për të protestuar në sheshet qendrore të qyteteve të tyre”, tha zëdhënësja e Navalny Kira Jarmysch në një video-mesazh.
Ajo shtoi se “ne nuk e duam këtë luftë, duam që ajo të përfundojë menjëherë”.
Fraksion.com