AktualitetSportTë fundit

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega shpallen kampionë të Ballkanit. 3 medalje për Shqipërinë

Sportistët shqiptarë na bëjnë krenarë nëpër botë.

Atletët kanë arritur të fitojnë 3 medalje ndërkombëtare në edicionin e 27-të të kampionatit ballkanik të atletikë të sallave që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Atleti shkodran i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj arriti për herë të gjashtë radhazi të shpallet kampion Ballkani në disiplinën e tij, ku kërceu 7.79 metra. Me këtë kërcim ai ka lënë me 8 cm më pas atletin kroat Marko Ceko me 7.71 dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Andreas Trajkovski me kërcimin 7.62 m.

Luiza Gega mori dy medalje të tjera teksa u shpall kampione e Ballkanit në disiplinën e 3000 metrave, duke ndalur kronometrin në 9 minuta e 15 sekonda. Ajo la pas atleten turke Emine Mecal dhe rumunen Ankuta Bobocel.

Gjithashtu Gega mori edhe medalje e argjendtë në disiplinën e 1500 m ku udhëhoqi për pjesën më të madhe garën deri në metrat e fundit të saj, por e humbi në sprintin final, kundër atletes turke Shilan Aildiz.

 

Fraksion.com