AktualitetTë fundit

Aksidenti tragjik në aksin Fushë Krujë-Milot, shkon në pesë numri i viktimave

Numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mesnatën e mbrëmshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ka shkuar në pesë.

Rudina Haka është 34-vjeçarja që humbi jetën sot në spital.

Një natë më parë ndërruan jetë shoferët Alfred Dika, 39 vjeç dhe Artan Alushi, 30-vjeç, si edhe dy pasagjerët  Shkumbin Brati, 20-vjeç dhe Almenia Karaj, 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi dhe 34-vjeçarja, Rudina Haka.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Festa e fejesës së dy të rinjve është kthyer në tragjedi, pasi pak pas mesnate u përfshinë në aksident në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe.

Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30-vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital  në gjendje të rëndë, ndërroi jetë sot për shkak të plagëve të marra. Ajo ndodhej në makinën e Artan Alushit dhe ishte ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’.

 

Fraksion.com