Zelensky-Ramës: Vlerësoj ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike lidhur me situatën në Ukrainë.
Kryeministri Rama i ka shprehur Zelensky mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë për Ukrainën.
“Do të bëjmë gjithçka mundemi që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, tha Rama.
“Zhvillova sot një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Biseduam rreth luftës kundër pushtuesve rusë. U diskutua gjithashtu për punën e përbashkët brenda Ukrainës. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës” shkroi presidenti ukrainas Zelensky në Twitter.
Fraksion.com