“Vladimir do godasim Moskën”, Donald Trump ‘zbulon’ pse Putin nuk nisi pushtimin e Ukrainës gjatës Presidencës së tij
Donald Trump ka pohuar se Rusia nuk e pushtoi Ukrainën gjatë kohës që ai ishte president, sepse ai kërcënoi të bombardonte Moskën.
Ish-presidenti republikan, 75 vjeç, i bëri këto duke biseduar me lojtarin e golfit, John Daly, të cilit i tha se ai “shkonte mirë” me homologun e tij rus Vladimir Putin.
“Të gjithë po thonë oh ai është një fuqi bërthamore, është sikur të kenë frikë prej tij”, tha Trump në një regjistrim të bisedës telefonike me Daly. “E dini, ai ishte një mik i imi, shkoja shumë mirë me të. Unë them, Vladimir, nëse e bën këtë, ne do të godasim Moskën. Ne do të godasim Moskën. Dhe ai më besoi- kjo është gjithçka që ju nevojitet.
“Ai kurrë nuk e bëri këtë gjatë kohës sime John, e dini. Të gjithë po flisnin për këtë, ‘Pse nuk e bëri këtë gjatë katër viteve të fundit?’ Sepse ai e dinte se nuk mundej.” Trump pretendoi se Xi Jinping, presidenti i Kinës, gjithashtu nuk u ngatërrua me të.
Fraksion.com