AktualitetBota+Të fundit

Shkencëtarët: Një pjesë e ADN-së së virusit Covid-19, e njëjtë me sekuencën e për të cilën Moderna mori liçencën tre vjet para pandemisë (fotot)

Dyshime të reja se Covid mund të jetë krijuar në një laborator kanë dalë së fundmi pas zbulimit se studiuesit kanë gjetur material gjenetik të proteinës “spike” të virusit, në zotërim të kompanisë Moderna.

Studiuesit identifikuan një pjesë kodi gjenetik që ishte e njëjtë me genin për të cilin kompania e vaksinave kishte marrë patentën tre vjet para pandemisë, shkruan britanikja Daily Mail.

Zbulimi u në ndërmjetësuesit unikë molekularë te quajtur ‘furin’ të SARS-CoV-2, që janë pjesa që e bën të aftë të infektojë njerëzit dhe e dallon atë nga koronaviruse të tjera.

Struktura ka qenë shpesh pikë debati dhe disa shkencëtarë thonë se nuk mund të jetë përftuar në mënyrë natyrale.

Studiuesit sugjeronin se virusi mund të jetë pësuar mutacion për të përftuar “çarjen furin” gjatë eksperimentimeve me qeliza nejrëzore në laborator.

Ata thoën më tej se shanset që sekuenca e paraqitur nga Moderna të jetë zhvilluaar në mënyrë natyrale, janë një në një trilionë.

Studimi thotë se konçidenca është shumë e rrallë, ndërsa disa ekspertë thonë se është pikërisht një koinçidencë dhe jo diçka “për të ngritur zërin”.

Studimi u publikua në revistën Frontiers in Virology, ku studiuesit kishin krahasuar përbërien e Covid me atë të miliona proteinave në një database të dhënash online.

Virusi është i përbërë prej 30,000 gërmash të kodit gjenetik që transportojnë informacionin që duhet përhapur në formën e  nukleotideve, thuhet në studim.

Ai është i vetmi koronavirus që mban 12 gërma unike që i lejojnë proteinës ‘spike’ të aktivizohet me anë të enzimës së quajtur furin, duke lehtësuar përhapjen mes qelizave njerëzore.

Analiza fillestare e genomit të Covid zbuloi se virusi ka një sekuencë prej 19 gërmash specifike, të njëjta me seksionin që zotërohej më parë nga Moderna, e cila thotë se ka një  total prej 3,300 nukleotidesh.

Kompania farmaceutike amerikane ka marrë petentën në shkurt 2016 si pjesë e kërkimeve për kancerin.

Në sekuencën e patentës ka një gen të quajtur MSH3 i cili njihet që prek mënyrën sesi qelizat riparojnë veten e tyre në trup.

Shkencëtarët po e përdorin këtë rrugë si mënyrë për të zbuluar trajtime të mundshme kundër kancerit./Daily Mail

 

Fraksion.com