AktualitetBota+Të fundit

“Rezistoni, ky shans vjet një herë në jetë”; Zelenskyy i drejtohet sërish popullit

Nuk ndalet presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ai i ka bërë thirrje ukrainasve që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët që të bashkojnë forcat e të dëbojnë armikun, duke shtuar se ky është një shans se vjen një herë në jetë. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të luftojnë kurdo që t’iu jepet mundësia, duke ndjekur shembullin e qytetarëve të Khersonit, Melitopolit, Konotopit, Berdyanskut.

“Çdo metër tokë fituar duke dëbuar pushtuesit është një hap përpara, një hap drejt fitores për gjithë shtetin tonë. Ky është një shans për të jetuar. Ukrainas nga të gjithë qytetet ku ka hyrë armiku ynë! Ndjejeni! Dilni në sulm! Ju duhet të dilni dhe të dëboni këtë të keqe nga qytetet tona në mënyrë që të parandalojmë themelimin e një tjetër Republike Popullore të Donjeckut, ku jeta normale është thjesht e pamundur. Aty ka vetëm skllavëri. Çfarë na jep kaq shumë vetëbesim? Nuk është thjesht besimi – është realiteti ynë, që ushqehet çdo ditë nga energjitë e popullit tonë, rezistenca jonë. Khersoni, Melitopoli, Konotopi, Berdyansku, realiteti i të gjitha qyteteve dhe qytezave që përditë dëbojnë pushtuesin me vendosmërinë dhe në unitetin e tyre. Të protestosh kur qyteti yt është i pushtuar është heroizëm i rrallë,”-tha Volodymyr Zelenskyy.

 

Fraksion.com