AktualitetBota+Të fundit

Pas Putinit, kryeministri izraelit niset drejt Berlinit për të takuar kancelarin Scholz

Kryeministri izraelit Bennett u nis nga Moska për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.

Bennett dhe Scholz janë takuar edhe të mërkurën e kaluar në Jerusalem.

Takimi i Bennett  me Putin në Moskë, zgjati rreth 3 orë, ndërsa në tryezë u bisedua për konfliktin në Ukrainë. Bennett është lideri i parë perëndimor që shkon në Moskë pas shpërthimit të luftës.

Tre ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putin dhe Zelensky. Ky i fundit i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim. Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë në deklaratat e ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.

Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri, të cilat Izraeli i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të drejtuara me saktësi te Hezbollahu.

 

Fraksion.com