AktualitetBota+Të fundit

Pamjet: Ukraina thotë se ka rrëzuar një helikopter të ushtrisë ruse

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë ruse, pohoi Ministria e Mbrojtjes e vendit,.

Një postim i ministrisë në Twitter tregon një helikopter që fluturonte mbi një fushë duke u rrëzuar.

Helikopteri ka marrë flakë pas goditjes, pasuar nga një shpërthim i madh.

“Kështu po vdesin pushtuesit rusë. Këtë herë me helikopter. Lavdi Ukrainës dhe mbrojtësve të saj! Së bashku në fitore”, thuhet në deklaratën në Twitter.

Në pamje duket një helikopter rus Mi-24 Hind , më pas shihet një raketë e cila mendohet të jetë Stinger vjen drejt helikopterit duke e goditur atë.

Raketa godet helikopterin dhe më pas merr flakë dhe rrëzohet në tokë. Mendohet si video është realizuar në afërsi të Kievit.

 

 

#stoprussia

⚔️ Так гинуть російські окупанти. Цього разу у вертольоті!

Слава Україні та її захисникам! Разом до перемоги! 🇺🇦@GeneralStaffUA pic.twitter.com/raFOepF06P

— Defence of Ukraine (@DefenceU) March 5, 2022

4

3

2

Nintchdbpict000716505553 1 780x470

 

Fraksion.com