AktualitetBota+Të fundit

Ministri i Jashtëm i Kinës telefonatë me Blinken: Lufta në Ukrainë duhet të ndërpritet sa më shpejt

“Lufta të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke mbrojtur jetët njerëzore dhe duke shmangur krizat humanitare në shkallë të gjerë”, kështu tha Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, gjatë një bisede telefonike me Antony Blinken.

Biseda telefonike u krye me kërkesë të SHBA, në lidhje me krizën në Ukrainë.

“Kina beson se për të zgjidhur krizën ukrainase është ende e nevojshme të veprohet sipas qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së. E para është respektimi dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve, e dyta është të insistohet në zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve përmes dialogut”, ka thënë ai.

 

Fraksion.com