Krimi i dyfishtë në Devoll; Hyri për të grabitur dhe dhunoi për vdekje dy gratë, arrestohet autori (EMRI)
Ditën e sotme u raportua një ngjarje e rëndë në Devoll, ku Bukurie Bami dhe Fatmira Bami u gjetën pajetë në banesën e tyre.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se është arrestuar autori, Ali Zili i cili ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.
Sipas dëshmive paraprake , autori pas ngjarjes ka ikur në mal. Ndërkohë me kërkimet e policisë ai është gjetur dhe është arrestuar, ndërsa aktualisht po transportohet në policinë e Korçës ku edhe do të merret në pyetje.
Autori ka goditur viktimat me sende të forta, pasi ka tentuar të grabisë banesën dhe ka hasur në rezistencë. Mësohet se viktimat ishin nuse dhe vjehrre dhe jetonin të dyja prej kohësh pasi bashkëshortët u kishin humbur jetën, ndërsa fëmijët i kishin në Greqi.
Fraksion.com