AktualitetTë fundit

KQZ autorizon bashkinë Shkodër për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave votimi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e bashkisë Shkodër, për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në bashkinë Shkodër, për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022.

Komisioneri vendosi dhënien e autorizimit bashkisë Shkodër për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit nr. 0116, 0117, 0118, 0119, 0119/1 dhe refuzimin e dhënies së autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit nr. 0132, 0133, 0091, 0092, 0093 dhe 0094.

“Komisioneri gjithashtu vendosi dhënien e autorizimit bashkisë Durrës për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit nr. 1437 dhe nr.1437/1”, njofton KQZ-ja.

 

Fraksion.com