AktualitetPolitikëTë fundit

Kodheli: NATO është përgjigjur në unison duke iu gjendur pranë Ukrainës

Mimi Kodheli, e cila mban postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në një intervistë televizive duke folur mbi situatën në Ukrainë tha se “NATO-është përgjigjur në unison duke iu gjendur pranë Ukrainës”.

“Ka pasur viktima, ka pasur të shtëna, përparim të mjeteve luftarake ruse në Ukrainë dhe ka pasur njerëz që janë larguar nga vendi. Vendet e NATO-s po ndihmojnë Ukrainën në gjitha mënyrat e ditura dhe të paditura. Sanksionet ekonomike dhe presioni ndaj Rusisë nuk ka dhënë efektet e duhura. Këto sanksione duhet të vazhdojnë, të forcohen më tepër. Ne u jemi përgjigjur shpejt kërkesave të aleatëve”, tha ajo.

“Sot jemi përballë një agresioni dhe të gjithë bëjnë llogaritë e veta. Lufta në një mënyrë apo tjetër na ka prekur të gjithëve”, tha Kodheli .

“Ka vende të NATO-s që nuk e njohin akoma Kosovën. Por është në një rrugëtim të pandalshëm drejt një anëtarësimi. Por sot ka disa pengesa dhe gjërat nuk bëhen me një të rënë të lapsit”, deklaroi ajo.

 

Fraksion.com