AktualitetBota+Të fundit

Kievi ekzekuton negociatorin e vet: Ishte spiun i Rusisë. Tentoi të arratisej

Shërbimet sekrete ukrainase (Sbu) vranë një prej anëtarëve të ekipit negociator të tyre pasi e akuzojnë për tradhti kombëtare.

Ai është Denys Kireev, i cili mori pjesë në raundin e parë të negociatave me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, por nuk ka qenë i pranishëm në raundin e dytë.

Kjo u raportua nga deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij të Telegram, sipas raporteve nga agjencia “Interfax-Ukraine”.

Negociatori u vra gjatë një tentative arrestimi. I njëjti burim zbulon se kishte “prova të forta” se ai po dërgon informacione në Rusi.

 

Fraksion.com