Celibashi: Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, një ditë përpara datës së zgjedhjeve, solli sot në vëmendje respektimin e Kodit Zgjedhor, për heshtjen zgjedhore.
Celibashi tha se, “dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore”.
“Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, u shpreh Celibashi.
Të dielën në datën 6 mars 2022, mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.
Fraksion.com