AktualitetTë fundit

Atentati në Vlorë; Rëndohet gjendja e 33-vjeçarit, dërgohet drejt Tiranës. Ja çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj, 33 vjeç, pranë stadiumit “Flamurtari”. 33-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Gazetari Enrik Mehmetaj ben me dije se policia gjeti dhe sekuestoi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj.

 

Fraksion.com