“Zjarr pas sulmit në centralin bërthamor në Ukrainë”; Autoritetet: S’ka rrezik rrezatimi; Zelensky: Rusia shtet terrorist
Forcat ruse goditën të premten centralin bërthamor në Zaporizhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë, gjatë betejës për të vënë nën kontroll një qytet kyç për furnizimin e Ukrainës me energji elektrike.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë, zjarri ka rënë në një objekt që shërbente për trejnime dhe deri tani nuk është vënë re ngritje e nivelit të rezatim përreth.
Autoritetet e Kievit kanë bërë të ditur se termocentrali është i sigurt dhe se ushtria ruse ka ndërprerë sulmin duke lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë sipas raportimit niveli i rrezatimit është normal dhe 5 nga 6 reaktorët janë fikur. Për këtë sulm ndaj termocentralit, pas një biseme me Zelenskyn, kryeministri Britanik ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Presidenti Ukrainas është telefonuar edhe nga Biden, ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në monitorim të zituatës në Zaporizhzhë.
Ditën e djeshme në Bjellorusi u zhvillua raundin i dytë të negociatave, ku delegacionet e Moskës dhe Kievit arritën vetëm një marrëveshje të përgjithshme për korridoret humanitare.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje dhe kërkon të flasë me kreun e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, por Vladimir Putin përsërit qëllimet e tij, ku tha se ‘Unë kurrë nuk do të kthehem prapa në deklaratën time se Rusia dhe Ukraina janë një popull”.
Gjatë një telefonate mes presidentit Macron dhe atij rus, Putin, ky i fundit ka deklaruar se duhet të evakuohen të gjithë të huajt pasi ai nuk tërhiqet nga çmilitarizimi i gjithë Ukrainës.
Centrali në Zaporizhia plotëson rreth 25 për qind të nevojave të Ukrainës për energji elektrike.
Fraksion.com