“Zelensky është larguar nga vendi”,Ukraina-Rusisë: Ai është në frontin e luftës
“Zelensky u largua nga Ukraina. Ai tani është në Poloni”,- shkroi ai në Telegram.
Një lajm i tillë është mohua nga autoritetet ukrainase, të cilat deklaruan se Zelensky vijon të qëndrojë në frontin e luftës për të mbrojtur vendin e tij.
“Pushtuesit nxorën një lajm të rremë duke thënë se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është me njerëzit e tij”, shkruhet në faqen e parlamentit ukrainas në Telegram.
Kujtojmë se disa shtete të Europës perëndimore u shprehët të gatshme të merrnin përsipër sigurinë e presidentit ukrainas, nëse ky i fundit vendoste të largohej nga Ukraina pas shpërthimit të luftës.
Fraksion.com