AktualitetBota+Të fundit

Trondit ish-zëdhënësi i Putinit, zbulon kur do të mbarojë lufta

Një prej ish-zëdhënësve të Vladimir Putinit, Sergei Markov, ka tronditur me deklaratën e tij gjatë ditës së sotme.

Ai është shprehur se lufta do të përfundojë vetëm kur dy të tretat e territorit të Ukrainës të jenë pushtuar nga Rusia dhe të vendoset një qeveri e re.

Markov tha ndër të tjera se ofensivën e Rusisë në Ukrainë e sheh si çlirim.

“Kjo luftë do të përfundojë pasi Rusia të çlirojë territorin ukrainas nga regjimi represiv neo-nazist dhe do të formohet një qeveri e re”, tha ai.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë gjatë një interviste në Newsnight të BBC-së, Sergei Markov tha se Putini kishte “ndalur së thëni të vërtetën” për çështjen e Ukrainës sepse ishte marrë tashmë vendimi për të pushtuar, dicka që në fakt rezultoi e vërtetë.

Rusia i quan sulmet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.

 

Fraksion.com