AktualitetBota+Të fundit

Rusia ndalon protestat kundër pushtimit të Ukrainës në kryeqytet

Autoritetet në Moskë kanë refuzuar kërkesat për protesta nga kundërshtarët e pushtimit të Ukrainës, si dhe nga mbështetësit e forcave të armatosura të Rusisë.

Në një deklaratë të premten, qyteti përmendi pandeminë e koronavirusit në arsyetimin e ndalimit.

Autoritetet nuk zbuluan se kush kishte bërë kërkesë për tubime dhe me çfarë arsyeje.

Partia opozitare, Yabloko, megjithatë kishte kritikuar ashpër pushtimin e Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin dhe njoftoi se do të organizonte një marsh proteste në Moskë.

Sipas një raporti të faqes së pavarur të lajmeve Meduza, kërkesa për protestë ka pasur gjithashtu nga mbështetësit e asaj që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Demonstratat janë ndaluar në Moskë për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë.

Megjithatë, kohët e fundit njerëzit dolën në rrugë në dhjetëra qytete ruse për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, pavarësisht se po përballen me arrestime, gjoba të mëdha dhe dhunë policore.

Mijëra janë arrestuar deri më tani.

Në Moskë, administrata e qytetit mori disa aplikime për protesta me 25,000 deri në 100,000 pjesëmarrës, tha ai.

Yabloko u bëri thirrje kundërshtarëve të luftës në Ukrainë që të bëjnë kundërshtimin e tyre në mediat sociale dhe të organizojnë peticione.

 

Fraksion.com