AktualitetBota+Të fundit

Rusët dynden drejt Finlandës, radhë të gjata në kufi; Të frikësuar nga Putin: Ukraina është familja jonë

Në vendkalimin kufitar të Finlandës me Rusinë në Vaalimaa, 120 milje (193 kilometra) në lindje të Helsinkit, autobusët dhe makinat ndalojnë për kontrolle pasaportash dhe doganore. Këta nuk janë ukrainas, ata janë rusë.

Njerëzit janë në ankth të largohen nga Rusia pas kercenimeve te vazhdueshme se qeveria e Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.

Fin

“Njerëzit në Ukrainë janë njerëzit tanë  familja jonë. Ne nuk duhet t’i vrasim ata.”

Ndërkohe ata shprehen se nuk e mendojnë te kthehen.

 

“Jo ndërkohë që qeveria jonë e tmerrshme është atje. Është kaq, kaq e trishtuar.”

 

Ka simpati të pamasë për njerëzit si ajo në Finlandë, ashtu siç ka për Ukrainën dhe banorët e saj. Kjo simpati dhe frika se Rusia mund të sulmojë fqinjët e tjerë si vetë Finlanda, po ndryshon qëndrimet ndaj neutralitetit tradicional të Finlandës.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit, një shumicë në rritje e finlandezëve besojnë se është koha që vendi i tyre të anëtarësohet në NATO dhe të marrë mbrojtjen që do të sillte anëtarësimi në aleancë.

 

Fraksion.com