Prodhimi i energjisë në HEC-et publike, rritje me mbi 70%
Hidrocentralet publike dhe ato private prodhuan më tepër energji përgjatë vitit 2021.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, hidrocentralet publike, në vitin 2021, prodhuan 5.344 GWh nga 3.090 GWh të prodhuar në vitin 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 72,9 %.
Referuar të dhënave, hidrocentralet private dhe koncesionare, prodhuan 3.578 GWh nga 2.191 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 63,3 %.
Ndërkohë, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.800 GWh nga 963 GWh duke shënuar një rritje me 2,9 herë.
Të dhënat tregojnë se importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.253 GWh nga 3.239 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 30,4 %.
Fraksion.com