AktualitetTë fundit

Pas largimit nga TCH, Ben Blushi merr drejtimin e një televizioni me markë ndërkombëtare

Para disa muajsh, Ben Blushi ishte ndër emrat më të komentuar pas skandalit të rrjedhjes së pagave pasi rezultonte si njeriu më i mirëpaguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezulton se është paguar rreth 20 milionë lekë në muaj te Top Channel. Por Blushi mësohet se do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni pas largimit nga TCH.

Fillimisht mendohej se destinacioni i tij i ri do të ishte ABC News, por mesa duket akordi nuk është arritur. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit botëror me të njëjtin emër, me qendër Francë, ka dy vjet në treg. Ben Blushi është njeri me përvojë në botën e medias që në vitin 1991 dhe duket se nuk do të heqë dorë.

 

Fraksion.com