AktualitetBota+Të fundit

“Nëse ne biem…”; Zelenskyy përsëri evropianëve: Ju lutem mos heshtni!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij teksa çdo ditë ukrainasit përpiqen të largohen pasi forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin. Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën”, tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime  dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

 

Fraksion.com