AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Jashtëm aleatë, pjesëmarrës Finlanda dhe Suedia

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme do të zhvillohet në selinë e NATO-s të premten më 04 mars.

Takimi do të jetë personalisht dhe do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Do të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

 

Fraksion.com