AktualitetBota+Të fundit

Biden kërkon ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake pranë centralit bërthamor ukrainas

Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodimir Zelensky për t’u përditësuar me situatën nga zjarri në centralin bërthamor të Zaporzhias, njoftoi në Twitter shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Biden iu bashkua thirrjes së presidentit Zelensky për ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake në zonë dhe mundësimin e lejimit të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit për të mbërritur në zonë.

Presidenti Biden foli për këtë ngjarje edhe me zyrtarët më të lartë amerikanë për sigurinë bërthamore, pjesë e Departamentit të Energjisë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson foli në telefon gjatë natës duke u gdhirë e premtja me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkohë që ky i fundit kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhazhisë po goditej nga rusët.

”Veprimet e pamatura të presidentit Putin po kërcënojnë tani sigurinë e gjithë Evropës”, ​​shkruan BBC duke cituar kryeministrin Johnson.

Dy liderët ranë dakord që Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet në centralin bërthamor dhe të japë akses të pakushtëzuar në shërbimet emergjente të sistemit të prekur.

 

Fraksion.com