AktualitetBota+Të fundit

Zelensky: Mbyllja e qiejve nuk nënkupton përfshirjen e NATO-s në kauzën tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky beson se mbyllja e qiellit ndaj Ukrainës nuk do të thotë përfshirje e aleatëve të NATO-s në luftën që Federata Ruse ka nisur kundër kombit ukrainas, në një intervistë me CNN dhe Reuters.

“Unë besoj se liderët duhet të mbështesin demokracitë anembanë botës, që ata janë të gatshëm t’i mbështesin këto parime dhe kjo ndihmë në zonën e ndalim-fluturimit do të ishte shumë e dobishme. Kjo nuk ka të bëjë me tërheqjen e NATO-s në luftë. Të jem i sinqertë , të gjithë janë tërhequr prej kohësh në këtë luftë, dhe sigurisht jo nga Ukraina por nga Rusia”, theksoi presidenti i Ukrainës.

Më 27 shkurt dy kongresmenë amerikanë, Gerald Connolly dhe Mike Turner, i bënë thirrje presidentit amerikan Joe Biden që të mbyllte qiejt mbi Ukrainën, ku trupat ruse kanë bombarduar dhe shkatërruar infrastrukturën kryesore dhe goditur zonat të banuara, me vrasjen edhe të civilëve.

Në Ukrainë u vendos ligji ushtarak dhe u shpall mobilizimi i përgjithshëm.

 

Fraksion.com