“Duke ndarë neverinë e tij për sulmet në Ukrainë, kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar po bënte gjithçka që ishte e mundur për të mbështetur popullin ukrainas dhe rezistencën e tij”, tha zyra e Johnson në një deklaratë, raporton “CNN”.

“Të dy liderët ranë dakord për nevojën që sanksionet të shkojnë më tej për të ushtruar presion maksimal mbi Presidentin rus, Putin, në ditët në vijim”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë, Presidenti Zelensky e ka falënderuar kryeministrin Johnson për mbështetjen dhe ndihmën mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se “ishte jetike në frenimin e forcave ruse”.