Shtyhen për nesër negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës
Ukraina ka hyrë në ditën e 7 të luftës dhe shifrat që vijnë nga të gjitha qytetet në sulm janë të tmerrshme.
Mbi 2000 të vdekur civilë raportohen nga autoritetet e Kievit, ndërkohë që sipas OKB janë mbi 836 mijë të shpërngulurit, që tashmë janë refugjatë në vendet kufitare. Ndërsa presidenti ukrainas Zelensky njofton se trupat e Kievit kanë vrarë 6000 rusë deri më tani.
Ndërsa raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacionit të Rusisë dhe atij të Ukrainës ku do të diskutohet për një armëpushim, është shtyrë për ditën e nesërme, pavarësisht se ishte parashikuar që të mbahej sot në mbrëmje. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Bisedimet pritet që të zhvillohen në një tjetër qytet bjellorus, me Ukrainën që kërkon të mos ketë ultimatume nga pala ruse.
Trupat ruse thuhet se kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kharkiv, qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës. Godina qeveritare, drejtoria e policisë, universitete e spitale u bomborduan në Kharkiv, duke lënë të vdekur 21 persona dhe 112 të tjerë janë plagosur.
Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë po bombardohen në sulme me precizion të lartë, ndërsa ushtria ruse ka rritur ofensivën e saj dhe po i afron forcat drejt kryeqytetit. Ministria ruse e mbrojtjes ruse thotë se trupat e saj tani kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, por ky pretendim u mohua nga Ukraina. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë nga Perëndimi, teksa thekson se e vetme, Ukraina nuk ja del dot kundër Rusisë. Ai tha se deri më tani, Ukraina ka vrarë 6000 rusë.
Ukraina vazhdon rezistencën e saj për të mbrojtur ccdo qytet të rrethuar dhe të bombarduar. Nga institucionet ndërkombëtare flitet për krizë të madhe humanitare, madje edhe për krime lufte.
Fraksion.com