Rezoluta SHBA-Shqipëri, Rama: Rusia në periudhën e vetmisë më të madhe
Kryeministri Edi Rama reagoi pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Rama thekson se “141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës”.
Rama tha se Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj.
“Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah”, deklaron Kryeministri.
Rama nënvizon se “vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.
Fraksion.com