Rama: Ndër të parat vende që kemi ndihmuar Ukrainën
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka qenë ndër të parat vende që ka ndihmuar Ukrainën.
Rama iu përgjigj atyre politikanëve e analistëve, që pretendojnë se nuk është dhënë asnjë ndihmë konkrete për Ukrainën.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”, tha Rama.
Kryeministri tha se “jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB, kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO, kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”.
Fraksion.com