“Nuk e presim degën ku jemi ulur”; Daçiç del hapur pro-Rusisë, sulmon Kosovën
Atë që u përpoq të mos e artikulonte hapur Aleksandar Vuçiç, e tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Serbisë në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë.
“Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ishte pohimi i tij. Kreyparlamentari serb theksoi se interesi i Serbisë nuk është të ndjekë politikat në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta.
“E respektoj atë që thonë nga Brukseli, por është detyrimi ynë që ta harmonizojmë gradualisht politikën tonë të jashtme me atë të bllokut derisa të arrijmë anëtarësimin. Çfarë po na thonë ata, që ne do të hyjmë nesër në BE dhe ta harmonizojmë politikën tonë sot? Jo, ata thonë do hyni për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, edhe ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5 vitesh”, ishte komenti i tij.
Më tej, Daçiç kërkoi tërheqjen e njohjeve të Kosovës. “Nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe me tej, të anëtarësohet në OKB. E kujt do t’i drejtohemi ne per ndihme, Rusisë. Por nëse vendosim sanksione ndaj Moskës, atëherë nuk do të kemi më se kujt t`i drejtohemi”, tha kryeparlamentari serb./tch
Fraksion.com