Miratohet me 141 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëri-SHBA kundër agresionit rus
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 141 vota rezolutën e mbështetur edhe nga Shqipëria, e cila dënon pushtimin rus në Ukrainë “në termat më të fortë të mundshëm”.
Rezultati, ndonëse ligjërisht jo detyrues, mbart një peshë politike globale, megjithëse është e dyshimtë nëse do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.
Rezoluta “kërkon gjithashtu që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Pas votimit ministrja Olta Xhaçka njoftoi në twitter: 141 vota për paqen në Ukrainë 🇺🇦! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota 🌍 ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin!
Fraksion.com