Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme të rezolutës që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë, të hartuar nga Shqipëria dhe SHBA.
“141 vende janë të bashkuar duke kërkuar që Rusia të tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina! Një fitore e rëndësishme diplomatike për lirinë dhe paqen! Qëndroni me Ukrainën”, shprehet Meta.Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kritikon pushtimin rus në Ukrainë dhe i bën thirrje Moskës që të tërheqë menjëherë të gjitha forcat nga Ukraina, një veprim që synon të izolojë politikisht Rusinë.
Fraksion.com