Mbi 15 mijë mjekë në Rusi letër Putin: Ndaloni sulmin në Ukrainë, jeta e njerëzve nuk ka çmim
Mbi 15,000 mjekë rusë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë i kanë dërguar një letër të hapur Vladimir Putinit duke i kërkuar atij të ndalojë armiqësitë kundër Ukrainës.
Në dokumentin e botuar në British Medical Journal, ata pretendojnë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe i kërkojnë presidentit të tyre të tërheqë trupat.
“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë – vazhdojnë ata -. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne kërkojmë një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. Jeta e njerëzve nuk ka çmim”.
Fraksion.com