AktualitetEkonomiTë fundit

Kredia për biznesin arrin vlerën totale prej 10.9 miliardë lekë

Kredia për biznesin shënoi rritje domethënëse gjatë muajit janar 2022.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia për biznesin arriti një vlerë totale prej 10.9 miliardë lekësh, në rritje me 47% krahasuar janarin e vitit të kaluar.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar në janar dha kredi të reja për një vlerë totale prej 19.2 miliardë lekësh, në rritje me 68% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është vlera më e lartë e kredisë së re e dhënë për muajin janar në gjashtë vitet e fundit. Rritja e kredisë së re kishte bazë të gjerë dhe ishte e shpërndarë në të gjithë segmentet kryesorë të tregut.

 

Fraksion.com