AktualitetBota+Të fundit

Kompania e Abramoviç prodhon tanket e dërguara nga Rusia në Ukrainë

Roman Abramoviç duket se është i përfshirë në mënyrë direkte në luftën në Ukrainë dhe jo siç është përfolur në ditët e fundit, në rolin e një ambasadori të bisedimeve të paqes.

Miliarderi i cili ka në pronësi klubin e Çelsit, tashmë rezulton se me një nga kompanitë ku ka aksione, po ndihmon në përgatitjen e armëve me të cilat po zhvillohet kjo luftë.

Ai është aksioner në kompaninë ruse e prodhimeve të çelikut, “EVRAZ”. Pjesë e materialeve që ajo ka prodhuar janë edhe veshjet e blinduara të tankeve të cilat kanë kaluar kufirin dhe aktualisht po bombardojnë territorin ukrainas duke shkaktuar mijëra të vrarë e të plagosur.

Sipas “Daily Mail”. Abramoviç duket se ishte në dijeni të pushtimit, pasi vetëm 8 ditë para se Vladimir Putin të jepte urdhrin për nisjen e luftës me Ukrainën, ai i ka transferuar vetes të gjithë aksionet që zotëronte në “EVRAZ” nëpërmjet kompanive të tjera. Në këtë mënyrë, ai do të jetë më pak vulnerabël ndaj sanksioneve të mundshme financiare si dhe nëse do të jetë e nevojshme, mund të shesë më lehtë këto aksione që kalojën 28% të kompanisë.
dfdfsdfsdf
Fraksion.com