Borusia Dortmund i heq titulli e nderit ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröderit për lidhjet që ka me Rusinë
Mban poste të larta në korporatat e naftës dhe gazit në Gjermani, Borussia Dortmund i heq titullin ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder.
Sipas BVB ai njihet për lidhjet që ka me Vladimir Putinin dhe grupet e mëdha ruse të internetit.
Vendimi u mor unanimisht nga komiteti drejtues dhe kryetari i tij Reinhardt Rauball, i cili informoi personalisht ish-kancelarin socialdemokrat (1998-2005).
Të hënën, klubi nga Ruhri kishte komunikuar tashmë për këtë temë, duke konsideruar se ishte “e papranueshme për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës”, që një anëtar nderi i BVB të zinte një pozicion drejtues në një korporatë shtetërore ruse.
Në moshën 77-vjeçare, ish-kancelari Schröder nuk e ka fshehur kurrë afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Ai është kryetar i bordit të drejtorëve të “Rosneft”, grupi kryesor rus i naftës dhe i komitetit të aksionerëve të Nord Stream 2, një tubacion gazi ruso-gjerman. Ai në parim duhet t’i bashkohet bordit mbikëqyrës të gjigantit rus “Gazprom” në qershor.
Ndryshe nga ish-udhëheqësit e tjerë europianë të lidhur me grupet ruse, si ish-kryeministri François Fillon, ose italiani Matteo Renzi, ish-kancelari Schröder refuzoi në këtë fazë të jepte dorëheqjen nga mandatet e tij.
Fraksion.com