AktualitetBota+Të fundit

Baerbock: Bëhet fjalë për jetën apo vdekjen

Me një apel emocional në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare të vendosë mes paqes dhe agresionit rus. BE konfirmoi përjashtimin e bankave nga sistemi Swift.

Me një apel të fortë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në një çështje për luftën apo paqen askush nuk mund të jetë neutral. “Sot të gjithë ne duhet të vendosim mes paqes dhe agresionit, mes drejtësisë dhe vullnetit të më të fortit, mes veprimit apo vështrimit mënjanë”, tha ministrja e Gjelbër në takimin e posaçëm në Nju Jork.

“Gënjeshtra të paturpshme të Moskës”

Baerbock akuzoi ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov se po keqpërdor pushtetin e Rusisë si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Para instancës më të lartë të OKB, Baerbock bëri fjalë për “gënjeshtra të paturpshme të Moskës”. “Ju thoni, ju veproni për vetëmbrojtje. Por e gjithë bota e ka parë, se si ju prej muajsh mblodhët trupat, për ta përgatitur këtë sulm.” Duke iu drejtuar Lavrovit, ministrja e Jashtme gjermane tha, “ju ndoshta mund të gënjeni veten, por ne nuk na gënjeni dot. Dhe as popullin tuaj nuk do ta mashtroni dot.”

Baerbock apeloi tek përfaqësuesit e 192 vendeve të OKB-së të mbështesin votimin e një rezolute kundër Rusisë. Bëhet fjalë për jetën apo vdekjen e popullsisë ukrainase, sigurinë e Europës dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, theksoi ajo në fjalimin e mbajtur në anglisht.

Ukraine | Gebäudebrand nach mutmasslichem Angriff auf CharkiwZjarr në një ndërtesë pas një sulmi të dyshuar rus në Karkiv

Parashutistë në Karkiv

Ndërkohë luftimet në Ukrainë vazhdojnë. Në qytetin e dytë më të madh ukrainas, ku zhvillohen luftime, Karkiv, sipas agjencisë së lajmeve, Unian ka zbritur një njësi e parashutistëve. Ka pasur luftime të ashpra mes ushtarëve rus dhe “mbrojtësve” ukrainas, thuhet. Më parë një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, kishte njoftuar se ka një sulm ajror kundër Karkivit. Në bazë të të dhënave të administratës rajonale janë vrarë në 24 orët e kaluara 21 vetë nga bombardimet dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Edhe nga Mariupol njoftohet për luftime.

Ndërkohë më shumë se 450.000 vetë janë larguar nga luftimet në Ukrainë dhe kanë mbërritur në Poloni, bëri të ditur zëvendësministri i Brendshëm polak, Pavel Szefernaker në radion polake. Policia rumune ka bërë të ditur mbërritjen e 113.000 ukrainasve. Në tërësi OKB planifikon trajtimin e deri 4 milionë refugjatëve që mund të vijnë nga Ukraina në vendet fqinje, kurse brenda Ukrainës mund të lëvizin deri në 2 milionë vetë.

Polen | Ukraine Krieg | Flüchtlinge am Grenzübergang bei MedykaRefugjatë ukrainas në pikën kufitare polake, Medyka

BE përjashton bankat ruse nga sistemi Swift

Ndërkohë BE ka konfirmuar përjashtimin e “disa bankave ruse” nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, Swift si masë ndëshkuese për agresionin rus në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur presidenca franceze e BE. Filiali europian i bankës më të madhe ruse me qendër në Vjenë, Sberbank duhet të pezullojë punën. Në të njëjtën kohë të gjitha vendet anëtare të BE kanë dhënë dritën e gjelbër për ndalimin e mediave shtetërore ruse në Bashkimin Europian, RT dhe Sputnik. Të dyja këto media shikohen si elementë propagande të Kremlinit. Masat hyjnë në fuqi që të mërkurën./DW

Brüssel | Sitzung Europaparlament zur Ukraine 

Fraksion.com