AktualitetTë fundit

U kap me mbi 7 kilogramë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë pranga një 21-vjeçar, pasi u kap me 7 kilogramë e 500 gramë kanabis.

I riu i identifikuar si Klajdi Dulellari (Kapllani), u kap gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e ti tip “Audi” në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Pikërisht brenda në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë e 500 gramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

 

Fraksion.com