Në shtator 2021 rrahu Real Madrid, sot trajneri i skuadrës Sherif Tiraspol shkon të luftojë në Ukrainë
Më 28 shtator 2021, Sherif Tiraspol u shfaq papritur në hartën gjeografike të futbollit. Skuadra me qendër në Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë, shtet i pa njohur nga OKB dhe pjesë përbërëse e Moldavisë, fitonte ndaj Real Madrid në Champions League.
Vetëm disa muaj më vonë, trajneri Yuriy Vernydub, është rikthyer për t’i bërë njerëzit të flasin sërish. Tekniku 56-vjeçar, me origjinë nga Zytomyr (150 km nga Kievi), la Moldavinë për të përqafuar pushkën dhe për të mbrojtur Ukrainën e tij, ku banon një pjesë e familjes së tij.
Një zgjedhje e guximshme, e cila lidhet me iniciativat e sportistëve të tjerë ukrainas, të etur për të dalë në fushë për një kauzë më të lartë.
Fraksion.com