Ministrat e Jashtëm të NATO-s bisedime emergjente për krizën në Ukrainë
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen të premten për një takim emergjent për të diskutuar krizën në Ukrainë, njoftoi sot aleanca ushtarake perëndimore.
Pas bisedimeve, sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 12:30 (1130 GMT).
Në përgjigje të luftës së Rusisë kundër fqinjit të saj, anëtarët e NATO-s kanë forcuar vazhdimisht mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën.
Por, gjatë vizitës së sotme në Poloni, Stoltenberg përsëriti se NATO nuk do të angazhohet drejtpërdrejt në luftime.
Fraksion.com