Life StyleTë fundit

Meridiani nuk i del inati me Balinën, i kujton takimin e para 13 viteve

Mbrëmjen e sotme është transmetuar mbrëmja e tretë dhe e fundit e Post Big Brother Vip. Në këto puntata janë diskutuar tematika të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë. Nga diskutimet në studio u rikthye edhe një debat i shkuar mes Balinës dhe Meridanit.

Teksa opinionistja Balina Bodinaku nuk pranon të ketë një njohje jashtë me Meridianin, ky i fundit i kujton një takim të para 13 viteve ku të dy kanë folur për një bashkëpunim. Balina më pas pranoi se kanë pirë një kafe ku Meridiani i ka kërkuar një sponsorizim dhe përveç kësaj asgjë më shumë.

“Më ke kërkuar njëherë një sponsorizim meqë kam qenë në një pozicion që mund të ofroja një sponsorizim dhe ky kontakt ka qenë i vetmi kontakt, përveç kontaktit që unë të kam parë vizualisht te lokali ku unë vija në atë kohë”

“Këtu të bën përshtypje, ndërsa ai 20 vjeçari i Tokes për Ilirin s’të bëri përshtypjë,” tha ai duke rikujtuar skenat e ndodhura mes Ilirit dhe Tokes brenda shtëpisë.

Por Balina e ndërpreu debatin pasi tha se nuk ka ardhur të diskutojë të shkuarën e saj.

 

Fraksion.com