AktualitetPolitikëTë fundit

Mbështetje për zhvillimin, Rama takon ministrin britanik për Evropën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Londër me ministrin e ri të Britanisë së Madhe për Evropën, James Cleverly dhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Duke informuar mbi këtë takim, ambasadori King-Smith u shpreh se u diskutua mbi ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Duke diskutuar se si të shtrihet ndihma e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur  zhvillimin në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e ri të Britanisë së Madhe për Evropën, James Cleverly”, tha ai.

 

Fraksion.com