Kujt i frikësohet Vladimir Putin? Presidenti rus strehon familjarët e tij në një ‘qytet nëntokës’ në Siberi
Vladimir Putin ditët e fundit ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, sipas një profesori rus.
Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç, raporton Daily Mail.
Dikur profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) – ku morën pjesë diplomatë dhe spiunë të rangut lartë, Solovey ka pretenduar më parë se Putin vuante nga probleme mjekësore të cilat I janë mbajtur të fshehta publikut rus dhe ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete shamanike së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergey Shoigu.
Disa zëra në Moskë e hedhin poshtë Solovey-n si një teoricien konspirativ ose mashtrues, por vetëm javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit në një faqe Telegram që ai zotëron.
Pretendimi vjen ndërsa Rusia godet Kievin dhe Kharkivin me sulme raketore, duke çuar në akuza se Putini po kryen krime lufte duke vendosur bomba thërrmuese shkatërruese mbi civilët e pafuqishëm.
Fraksion.com