AktualitetBota+Të fundit

“I mbijetova ‘Urisë së Madhe’ e Hitlerit, do t’i rezistoj edhe ‘xhuxhit’ Putin”; E moshuara ukrainase rrëmben zemrat e të gjithëve

Një e moshuar ukrainase ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar kundër forcave ruse.

Në mediat ukrainase qarkullon së fundmi një foto e një gruaje të moshuar e cila mban një tabelë në dorë.

Në të shkruhet se ajo i ka mbijetuar “Holdomorit” i cili njihet ndryshe edhe si “Uria e madhe” në Ukrainën sovjetike, periudhë e vështirë që vrau miliona ukrainas në vitet 1932-1933.

Më tej e moshuara shkruan se i ka mbijetuar gjithashtu edhe Hitlerit bashkë me Gjermaninë naziste.

Dhe në fund ajo shprehet se gjithashtu do t’i rezistojë edhe “xhuxhit” Putin dhe “bastardëve” të tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com