Horoskopi ditor, e mërkurë 2 mars 2022
Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e mërkurë 2 mars 2022. Parashikimi i yjeve se si do të ecë dita për punën shëndetin dhe dashurinë, për secilën shenjë.
Dashi
Ju jeni gati për të nisur një histori dashurie dhe takimet nuk do të mungojnë. Në punë, përpiquni të përfitoni nga kjo periudhë sepse është fazë rikuperimi për ju.
Demi
Në dashuri duhet të fiksoni një gjë në kokën tuaj: nuk mund të keni gjithmonë të drejtë dhe ndoshta duhet të pranoni edhe kur e keni gabim. Në punë, mos e nënvlerësoni ndihmën e atyre që ju duan!
Binjakët
Sot ndiheni pak konfuz për romancën tuaj, por gjithçka është në duart tuaja: vendimi varet nga ju! Në punë, përpiquni t’i shtyni përpara idetë tuaja, por bëni kujdes me paratë.
Gaforrja
Nga ana sentimentale, duket se jeni të qetë por emocionet e forta nuk do të jenë pranë jush deri të dielën. Në punë, përpiquni të vlerësoni propozimet e reja sepse është momenti i duhur për të ecur përpara!
Luani
Mundohuni të largoni problemet, mos u fiksoni tani. Në punë, mos merrni vendime të nxituara dhe ruani qetësinë.
Virgjeresha
Dielli dhe Hëna janë në kundërshtim, ndaj jeni pak të nevrikosur me partnerin/partneren. Në punë keni shumë angazhime, mos u hutoni!
Peshorja
Do të keni takime të reja por në fund bëni kujdes sepse do të ngrihen shumë dyshime në kokën tuaj. Në punë, përpiquni të mos nxitoheni: mos kini frikë, gjysma e dytë e marsit do të jetë më e mirë.
Akrepi:
Hëna është në anën tuaj në dashuri, por përpiquni të mos jeni aq kritik. Në punë, përpiquni të lëvizni me qetësi dhe kushtojini vëmendje problemeve financiare.
Shigjetari
Në dashuri është një periudhë me konflikte, më mirë të mos merrni vendime. Në punë e doni lirinë, por sot jeni pak të nevrikosur.
Bricjapi
Dielli, Hëna dhe Jupiteri janë me ju: bëhuni gati për disa emocione të bukura. Në punë, përpiquni të zgjidhni një problem dhe bëjeni sa më shpejt: idetë nuk ju mungojnë!
Ujori
Mërkuri është në anën tuaj dhe në dashuri do të përjetoni ndjenja ndryshe. Në punë përpiquni të mos udhëhiqeni vetëm nga instinkti.
Peshqit
Në planet e tuaja mund të jetë një martesë, një bashkëjetesë. Në punë, do të bëni zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen!
Fraksion.com