AktualitetEkonomiTë fundit

Eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me mbi 3 herë

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me mbi 3 herë përgjatë muajit janar.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë janarit u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 1.5 miliardë lekë.

INSTAT bëri të ditur se eksportet krahasuar me janarin e vitit 2021 shënuan rritje me rreth 1.032 miliardë lekë.

Gjatë janarit të këtij viti importet shënuan një rritje të lehtë me vetëm 50 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 602 milionë lekëve kundrejt 555 milionë lekëve që ishin në muajin e parë të 2021-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.

 

Fraksion.com