AktualitetBota+Të fundit

Dita e gjashtë e luftës në Ukrainë, vriten 70 ushtarë ukrainas nga forcat ruse

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj.

Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet.

-Të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm të artilerisë ruse, kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas. Punonjësit e urgjencës po përpiqen të gjejnë të mbijetuar.

-Qendra rajonale e Khersonit është e rrethuar nga trupat ruse.

-Ushtria ruse po vazhdon vazhdimisht avancimin e saj në Kiev, me imazhet satelitore që tregojnë një rresht me makina të blinduara rreth 65 km të gjatë.

-Dhjetra civilë u vranë më herët të hënën në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

-Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono lufte për të paguar forcat e saj të armatosura.

 

Fraksion.com