Arrestohen 7 persona në Tiranë: Marrëdhënie seksuale me të mitur, vjedhje telefoni dhe vënie zjarri
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajve janar dhe shkurt 2022, ka vjedhur 3 biçikleta të tjera, në pronësi të shtetasve G. K., D. D. dhe E. N.
Ndërsa 38-vjeçarja e identifikuar si A. M., u arrestua pasi në rrugën “Ludovik Shllaku”, i ka vjedhur telefonin shtetases J. D., 21 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka tentuar të djegë marketin në pronësi të shtetases D. A.
Ndër të tjera, një 20-vjeçar i identifikuar si A.H., ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. D., 20 vjeç dhe D. M., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fraksion.com